Qiti me armë zjarri në një aheng, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Ai në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me gaz e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.