Qiti me kallash, arrestohet një person nga Sallagrazhda

Mbrëmë pas mesnatës është raportuar për një e qitje me armë zjarri në një gazmend në fshatin Sallagrazhd të Suharekës.
Policia ka reaguar menjëherë por i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin, Sektori i hetimeve i Stacionit policor të Suharekës ka vazhduar hetimet dhe kanë punuar për arrestimin e të dyshuarit, i njëjti sot më 31.07.2024 rreth orës 08:30 është paraqitur në Stacionin policor të Suharekës , gjithashtu e ka dorëzuar armen e zjarrit pushkë automatike (AK-47) dhe një karikator të zbrazet, pra është dorëzuar arma me të cilën dyshohet se kishte shtënë në gazmendin familjar në fshatin Sallagrazhdë , Suharekë,
I dyshuari (S.N., 27-vjeç ) është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë.
Arma dhe karikatori janë sekuestruar gjithashtu.
Ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”./IndeksOnline/