75 Mall Live Search
14:04 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

QKK-ja ka hapur thirrjen për propozime për çmimin “OSCAR”!

QKK-ja ka hapur thirrjen për propozime për çmimin “Oscar”, në një email të dërguar medias kanë ftuar të gjithë të të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin “OSCAR” për kategorinë për film në gjuhë të huaj (international feature), i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit.

Në këtë katgori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta.

Për shkak të pandemisë, Akademia “Oscars”, ka përcaktuar disa rregulla të reja. Ndër to kryesorja që do të vlejë vetëm për edicionin e 93-të është për: filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes platformave me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:

Që t’i sigurojnë akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga Qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD

Filmi do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve pasi filmi është përcaktuar zyrtarisht nga Komiteti përzgjedhës për të përfaqësuar vendin.

Që plotëson të gjitha kriteret e tjera të pranueshmërisë. 

Kushtet dhe detajet e tjera të aplikimit i gjeni këtu.

Propozimet mund të dërgohen përmes e-mail adresës: info@qkk-rks.com

Apo përmes postës:

Qendra Kinematografike e Kosovës
Rruga “UÇK” nr. 273
10000 Prishtina
Kosova

Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 30 shtatori 2020.