75 Mall Live Search
13:12 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / AR

QKK-ja reagon pas vdekjes së aktorit: Do ta kujtojmë kontributin e tij në kinematografinë kosovare

Ka ndërruar jetë aktori kosovar Lulzim Rexha.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe QKK-ja me anë të një status në Facebook, ku kanë shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e tij, shkruan Indeksonline.

“Lulzim Rexha do të kujtohet gjithmonë për punën dhe përkushtimin e tij në skenën e teatrit, si dhe për kontributin e tij të palodhshëm në kinematografinë kosovare”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Humbja e tij lë pas një boshllëk të madh në skenën artistike, ku ai ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik./Indeksonline/