QKK-ja shtyn afatin për subvencionim të projekteve filmike

Është shtyer afati për subvencionimin e projekteve filmike të metrazhit të gjatë.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e QKK-së në Facebook, shkruan Indeksonline.
Në njoftim thuhet se aplikuesit kanë hasur në platformën online gjatë ditës së djeshme ndërsa afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është deri sonte, më 13 janar 2025, në orën 00:00
“Njoftim për shtyrjen e afatit për subvencionimin e projekteve filmike të metrazhit të gjatë. Për shkak të problemeve teknike që aplikuesit kanë hasur në platformën online gjatë ditës së djeshme, afati për aplikim për subvencionimin e projekteve filmike të metrazhit të gjatë është shtyrë. Afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është deri sonte, më 13 janar 2025, në orën 00:00.Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju inkurajojmë të përfundoni aplikimet tuaja brenda këtij afati të ri”./Indeksonline/