20:46 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

QKMF-ja dhe pesë shkolla të Komunës së Klinës pajisen me kamera sigurie

Qendra e Mjekësisë Familjare ”Nënë Tereza” në Klinë, si dhe pesë shkolla të Komunës së Klinës, tani e tutje do të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj përmes llogarisë së tij Facebook.

“Projekti ka për qëllim përmirësimin e sigurisë në këto institucione, gjithashtu vendosja e kamerave do të shfrytëzohet dhe për ruajtje të inventarit komunal, e sidomos në pjesët e renovuara.

Gjithsej janë vendosur 32 kamera, tetë(8) kamera në QKMF-në “Nënë Tereza” në Klinë, nga gjashtë(6) kamera janë vendosur në SHMP “Fehmi Agani” dhe në SHMP “Luigj Gurakuqi” në Klinë, nga katër(4) kamera janë vendosur në SHFMU” Motrat Qiriazi” në Klinë, SHFMU ”Nënë Tereza” në Budisalc, SHFMU ”Tre Dëshmorët” në Jashanicë”, ka njoftuar Elezaj, përcjellë Indeksonline.

I pari i Klinës tutje ka treguar se ky projekt i vendosjes së kamerave, do të vazhdojë në të gjitha shkollat e tjera dhe në qdo QMF dhe AMF të komunës./Indeksonline/