QKMF-ja e Klinës bëhet me EKG të re, donacion nga Kosova Med

Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Klinë (QKMF) “Nëna Terezë“, është bërë dhe me një EKG të re. EKG-ja e re është sjell si donacion nga Kosova Med.
Drejtori i QKMF-së “Nëna Terezë“, Gazmend Bojaj, i cili e ka pranuar këtë donacion, e ka falenderuar Kosova Med-in për këtë dhuratë për stafin shëndetësor të kësaj qendre.
“Falënderojme operatorin ekonomik Kosova Med, e cila dhuroi donacion nje EKG krejtesisht të re për QKMF “ Nënë Tereza “ në Klinë”, thuhet në njoftimin e QKMF-së në Klinë.