QKMF në Gjilan, me aparaturë të re për pacientët me diabet

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan “Nagip Rexhepi” , për herë të parë ofron shërbime për pacientët me diabet, përmes aparatit për testim të hemoglobinës së glukozuar, e cila mundëson diagnostikimin e sëmundjes së diabetit si dhe tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë tre muajve të fundit.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se përpos kësaj, QKMF është pajisur edhe me çanta me pajisje të reja mjekësore si: tensiometër, otoskop, oftalmoskop, termometër, glukometër e dhjetëra pajisje të reja.
“Vazhdojmë me ndryshime në sistemin shëndetësor”, është shprehur kryetari i Gjilanit.