QKMF në Istog e nis ditën me protestë 15 minutëshe, për sulmin fizik ndaj mjekut Avdiaj

Stafi mjekësor dhe teknik i Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjare (QKMF) në Istog kanë protesuar mëngjesin e sotëm në shenjë mbështetjeje për kolegun e tyre, Xhevat Avdiaj.
15 minuta ka zgjatur protesta në hyrje të QKMF-së, dy ditë pasi internisti Avdiaj është sulmuar fizikisht në vendin e punës nga dy persona.
Indeksonline ka raportuar dje ekskluzivisht për këtë rast, duke intervistuar edhe mjekun në fjalë. Avdiaj ka thënë se është i zhgënjyer me institucionet e shtetit për trajtimin e sulmit fizik ndaj tij.
Stafi i QKMF-së në Istog ka thënë se më së paku që u duhet tani janë sulmet, në këtë kohë kur po përballen me pandeminë dhe punën e ngarkuar gati që 1 vit./Indeksonline/