QKMF në Klinë pezullon aktivitetet dhe shërbimet që ofrohen përmes administratës

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë, përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka treguar se pas situatës së krijuar si pasojë e koronavirusit, janë pezulluar aktivitetet dhe shërbimet që ofrohen përmes administratës së këtij institucioni, përcjellë Indeksonline.
Ky ëshstë postimi i plotë:
Njoftim
Pas konfirmimit nga Ministria e Shëndetësisë të një rasti me virusin COVID-19, të një shtetase italiane me qendrim të përkohshëm në Klinë.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Klina të hyjë në karantinë:
Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës.
Ju njoftojm se pezullohën të gjitha aktivitetet dhe sherbimet qe ofrohen permes administrates të QKMF-ës “Nënë Tereza” Klinë, deri në një njoftim tjetër.