QKMF-të përplot me pacientë të sëmurë nga gripi
Qendrat e Mjekësisë Familjare janë të ngarkuara nga numri i madh i pacientëve.
Personat që më së shumti i vizitojnë këto qendra, ankohen se vuajnë nga gripi. Pacientët që kryesisht vizituan këto QKMF kishin simptoma të njëjta.
Madje u theksua se kjo javë pati fluks të madh sa i përket kontrolleve mjekësore.