10:56 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

QKSS: Kosovarët shumë më të interesuar për integrim në BE sesa serbët

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka mbajtur një konferencë shtypi me rastin e lansimit të dy raporteve të fundit në serinë e publikimeve të dala nga anketa e kryer nga QKSS-ja “Barometri kosovar i sigurisë”.

Gjetjet e këtij raporti janë se 92 për qind e të të anketuarve kosovarë e mbështesin integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Për dallim nga Kosova, vetëm 43 për qind e të të anketuarve serbë e mbështesin integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Edhe pse Kosova është përkrahëse e madhe për integrim në Bashkimin Evropian, qytetarët kanë vërejtur se BE-ja aplikon standarde të dyfishta sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave”, ka thënë Plator Avdiu nga QKSS-ja.

“Sipas të të anketuarve, prioriteti i parë për integrimin e Kosovës në BE është luftimi i korrupsionit”.