75 Mall Live Search
09:49 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / OSH

QKUK, 21 pacientë në mjekim intensiv si pasojë e koronavirusit

Si pasojë e koronavirusit, 21 pacientë janë duke u trajtuar në mjekim intensiv në QKUK.

Kryeshefi i mjekimit intensiv doktor Rexhep Gjyliqi për RTK ka dhënë detaje, transmeton Indeksonline.

“Në mjekimin intensiv të cilin e kemi dedikuar për të sëmurët me Covid-19 janë të shtrirë pacientët të cilët janë në gjendje më kritike se të tjerët. Aktualisht janë të shtrirë 21 pacientë, prej tyre, shtatë janë në ventilim mekanik.”

Gjyliqi tha se kanë marrë të gjitha masat për tu ardhur në ndihmë pacientëve.“

Gjendja është e rënduar mirëpo në mjekimin intensiv e kemi përgatit një njësi tjetër e cila është ngjitur me mjekësinë intensiv”, tha ai.

Për momentin në Kosovë, janë 10 mijë e 752 raste aktive me koronavirus./Indeksonline/