10:17 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

QKUK: 740 mijë euro u kursyen për 1 muaj

Funksionalizimi i Shërbimit të Kardiologjisë invasive 24-orësh,  shtatë ditë të javës në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka bërë që vëllimi i punës të shtohet dukshëm dhe më këtë të mos referohen pacientët për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Në raportin e fundit të Kardiologjisë Invazive,  mes tjerash theksohet se  gjatë muajit shkurt janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut të miokardit.

Nga parallogaritja e shërbimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezulton se buxhetit të shteti i janë kursyer 740.000 euro./Indeksonline/