22:47 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

QKUK bleu pijata, gota, piruna dhe lugë njëpërdorimëshe- Kaq para pagoi për tenderin

Qendra Klinike e Kosovës, ditë më parë ka nënshkruar një tjetër tender për këtë vit.

Kësaj radhe, QKUK është furnizuar me pijata, gota, piruna, dhe lugë njëpërdorimëshe.

Për tenderin në fjalë, fillimisht janë paraparë 6 656, 48 euro, shkruan Indeksonline.

Sipas prokurimit, për tenderin në fjalë kanë aplikuar 13 operatorë ekonomik, dhe se i njëjti finalizuar për shumen prej 4 093,60 euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 6 071,76 euro.

Në po të njëjtin njoftim, nuk është se përmendet sasia e këtyre produkteve, për të cilën QKUK e ka parë të arsyeshme të furnizohet./Indeksonline/