QKUK furnizohet me krypë special për regjenerim të ujit, ja sa i kushtoj
Qendra Klinike Universitare e Kosovës është furnizuar me kryp special për regjenerim të ujit.
“Furnizim me kryp special për regjenerim të ujit 3000 kg, Sektori i shërbimeve teknike”, thuhet në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës.
E gjithë kjo QKUK-së do t’i kushtoj hiç më pak se 950 euro, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit në KRPP, këtë tender e ka fituar kompania nga Prishtina, “Ego Elsa”.
Për të kryer këtë shërbim kësaj kompanie i kanë dhënë afat vetëm 5 ditë./IndeksOnline/