75 Mall Live Search
22:37 / E Diele, 04 Janar 2026 / F.R

QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në Podujevë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur për IndeksOnline se gjendja e dy të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Po janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente dy persona të plagosur me armë zjarri. Janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Syla.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se të arrestuarit janë L. Zeka dhe R. Rama.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/