75 Mall Live Search
09:02 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / P M

QKUK kryen për herë të parë dy operacione për vendosjen e protezave të supit

Në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë kryer për herë të parë dy operacione për vendosjen e protezave të supit, duke shënuar një arritje të rëndësishme për shëndetësinë kosovare.

Ndërhyrjet u realizuan me sukses nga ekipi mjekësor, i përbërë nga dy ortopedë, specialistë të Anesteziologjisë dhe stafi infermieror mbështetës. Operacionet u vlerësuan si tërësisht të suksesshme dhe hapin rrugën për ofrimin e shërbimeve më të avancuara ortopedike brenda QKUK-së.

Këto procedura u mundësuan edhe falë donacionit të një tavoline të specializuar operative për ndërhyrje në krahë, e cila iu dhurua QKUK-së nga Schulthess Klinik, një qendër mjekësore me renome botërore nga Zvicra.