75 Mall Live Search
13:19 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / LB

QKUK: Mbi 4 mijë e 500 pacientë operuan sytë

Mbi 4 mijë e 500 pacientë janë operuar në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë viti 2024.

Ky numër është rritur për 500, krahasuar me vitin paraprak.

Rritja e numrit të operacioneve dhe performancës është bërë falë investimeve që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja, qoftë në investimet në infrastrukturë, po ashtu edhe në resurse humane dhe pajisje mjekësore.

Në këtë klinikë janë kryer edhe mbi 45 mijë vizita ambulantore specialistike dhe sub-specialistike në profile të ndryshme oftalmologjike.

Duhet theksuar se në këtë klinikë është rritur edhe gama dhe llojet e operacioneve, përfshirë edhe ato më të komplikuara, që ka mundësuar që referimet për trajtim jashtë vendit të ulen dukshëm.