75 Mall Live Search
16:24 / E Premte, 04 Tetor 2024 / A. M.

QKUK: Në gjendje të rëndë gruaja e plagosur në Prishtinë

Një polic ka plagosur mesditën e sotme aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë.  Indeksonline raportoi se bëhet fjalë për zyrtarin policer, Samir Pacollin.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e gruas është e rëndë.

“Njëherë për njëherë është gjendje e rëndë e saj, janë krye ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të anestezionit dhe kirurgjisë”, u shpreh ai.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika-Muhaxheri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Indeksonline.

fotoilustrim