23:17 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

QKUK reagon pas raportimit për shtretërit

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar në lidhje me fotografitë  e publikuar nga portali Indeksonline, e pastaj marrë edhe nga portalet sqaron se nē  fotografitë   e publikuara është përdorur  si sfond edhe emergjenca përmes montazhës.

“QKUK është në fazën e zhvillimit dhe avancimit të shërbimeve dhe po punohet për përmirësim të shërbimeve dhe nga prioritet kryesore është edhe furnizimi me shtretër, dyshek dhe çarçafë. Shpresojmë se në rastet tjera do merret edhe qëndrimi zyrtar nga QKUK dhe do të ketë bashkëpunim të dy anshëm”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërkohë, Indeksonline sqaron se fotoja e përdorur në ballinë është e dizajnuar dhe se mbi të njëjtën janë paraqitur krevetët e njëri prej reparteve të Qendërs Klinike Universitare të Kosovës.

Pamje dëshpëruese: Kështu duken shtretërit në njërin prej reparteve të QKUK-së (Foto)