QKUK rikthen në punë aparaturën e radioterapisë
Përmes një njoftimi, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se është rikthyer në punë aparatura e radioterapisë.
“Rreth 60 pacientë që kanë nevojë për mjekim kurativ me radioterapi, nga nesër do të kenë mundësi të marrin këtë shërbim në Klinikën e Onkologjisë, pasi që akseleratori është rikthyer në punë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, akselertari që kryen radioterapinë paliative ka qenë në funksion gjatë gjithë kohës./Indeksonline/
