QKUK: Të plagosurit në Fushë Kosovë janë në gjendje stabile dhe po trajtohen në Klinikën e Ortopedisë

Qendra Klinike Universitare ka bërë ditur se sot pas rrahjes që ndodhi në Fushë Kosovë, janë pranuar pesë persona që kanë kërkuar ndihë mjekësore, ku pas trajtimit gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente të QKUK-së, dr. Ejup Govori ka bërë të ditur për Indeksonline, se në këtë klinikë dy policë janë sjellë me lëndime trupore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Ai ka thënë se po ashtu se janë sjellë edhe tre civile, prej tyre dy plagosur në ekstremitete të poshtme. Të dy të plagosurit janë duke u trajtuar në Klinikën e Oprtopedisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.