12:03 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

QNR-ja me kërkesë për rinumërim votash në 3 vendvotime, kjo është arsyeja

Komisioni Qendror zgjedhorë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku QNR-ja ka kërkuar rinumërimin e votave edhe në 3 vendvotime të tjera.

Burim Ahmetit nga QNR-ja ka kërkuar që të rinumërohen votat edhe në 3 vendvotime pasi që ka probleme të njëjtat rreth mospërputhjes së votave të kandidatëve dhe subjektit politik.

“Për shkak të numrit të madh të vendvotimeve është dashur të procedohej në tërësi të gjitha vendvotimet. Kemi edhe tre vendvotime ku hasim mospërputhje në mes të votave të kandidatëve dhe subjekteve politike. Dy janë në Podujevë dhe një në Prizren. Ne rekomandojmë se duhet të bëhet rinumërimi i plotë, sepse i takon kategorisë se të njëjtit problem”, tha Ahmeti.