11:00 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

QNR-ja, gati për rinumërim

Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) shumë shpejtë mund të nis rinumërimin e votave të 1472 vendvotimeve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Indeksonlinen se janë në pritje nga Gjykata Supreme nëse nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim që të nisin procedurat.

“Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim. Sapo të kemi konfirmimin do t’ju mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, tha Elezi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e votave të 1472 vendvotimeve.

Si dhe që ta pranojë si të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia./Indeksonline/