14:14 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Qofsh i keq e me nafakë”, Balotellit s’po i dhezë në futboll, por po ia do në dashuri

Mario Balotelli nga viti në vit po bie në futboll. Sulmuesi që dikur paguhej 250 mijë euro në javë te Manchester City ka mbetur pa skuadër.

Pasi u përndjek nga Brescia, Balotelli ende s’është përcaktuar për skuadrën e re. Por, ka diçka që po i ecën sulmuesit italian.

Në dashuri nuk është që i ka punët keq. Së fundi ai ka nisur lidhjen me bukuroshen italiane, Alessia Messina.

Ajo është e njohur për fotografitë e saj ndezëse në rrjete sociale, ndërsa së fundi u kap me një puthje të nxehtë me ish-reprezentuesin e Italisë./Indeksonline/