75 Mall Live Search
19:56 / E Shtunë, 10 Shtator 2022 / C E

Qofsh i keq, e paç nafakën si të Interit

Interi ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e kundër Torinos.

Zikaltërit fituan në “San Siro” me rezultat minimal 1-0, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Marcelo Brozovic në minutën e 89-të.

Ai shënoi pas një asistimi të bukur të Barellas.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë, dy më pak se Napoli që është në vendin e parë. /IndeksOnline/