75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 29 Maj 2022 / AR

“Qohu Xhaxhi Enver”, çka postoi Stresi që u bë pishman dhe e fshiu

Edhe pse shumë nga fytyrat publike e përkrahin komunitetin LGBT, ka edhe të tillë që e kundërshtojnë.

Njëri ndër ta është edhe reperi shqiptar Stresi, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e tij në Instagram publikoi një fotografi ku bëri mbishkrim:

Edhe jeten do japim po kurr sdo ju lejojme… Kane pas thene do e kerkoni enver hoxhen per disa gjera … Ja pra cohu xhaxhi enver”, shkroi ai.

Pas postimit, mori komente të ndryshme nga fansat shkaku i të cilëve pas disa minutash e fshiu nga llogaria e tij./Indeksonline/