75 Mall Live Search
15:49 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Qorrolli: Ka një rrezik që mos të ketë zgjedhje

Analisti Vigan Qorrolli thotë se ekziston një rrezik që zgjedhje të mos këtë, në rast se Kuvendi nuk arrin të shpërndahet, më 22 gusht.

“Në rast se më 22 gusht së paku 80 deputetë nuk votojnë PRO shpërndarjes së kësaj legjislature, në rast të votimit negativ (të pasuksesshëm) me 80 vota “për” — deputetët i japin shkas presidentit të vendit dhe shefave të tyre — të hyjnë në pazar për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje. Kujt i konvenon “arnimi” dhe kujt i konvenon “legjitimimi” me zgjedhje të reja, kjo pritet të shihet sot dy javë”, ka thënë Qorrolli.

Sipas tij, drita e vetëdijes së re duhet të ndodh[ dhe Kuvendi të shpërndahet.

“Deputetët, asgjë tjetër më të mirë nuk kanë për të bërë, sesa kjo, të enjten e 22 gushtit”, ka thënë ai./Indeksonline/