75 Mall Live Search
19:55 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / LB

Qosja vlerëson lart Kadarenë, thotë se nes tyre ka pasur pas kohe edhe gjykime e vlerësime polemike

Shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja ka reaguar për vdekjen e Ismail Kadaresë. Qosja në Facebook u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe lexuesve të shumtë të Kadaresë.

Qosja thotë se me Kadarenë kanë pasur takime kur e kur edhe familjare, bashkëbisedime, vlerësime e nderime të ndërsjella.

“Mirëkuptimi dhe nderimi i ndërsjellë mes Ismail Kadaresë dhe meje në masë të madhe do të bazohej në qëndrimin tim ndaj tij kur ai do të shpërngulej prej Tiranës në Paris”, ka shkruar Qosja në Facebook.

“Por, mes Ismail Kadaresë dhe meje kohë pas kohe ka pasur edhe gjykime e vlerësime polemike si pasojë e pikëpamjeve tona të ndryshme për cështje të ndryshme kulturore dhe letrare në përgjithësi”.