19:06 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Qeveria e Kosovës bëhet “kuq e zi”

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës për nder të 108 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është “mbuluar” me flamurin kuq e zi, shkruan IndeksOnline.

Fotografinë e qeverisë së ndriçuar e shpërndau në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Avdullah Hoti.

“Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI ??”, tha ai./IndeksOnline/