75 Mall Live Search
15:18 / E Premte, 17 Janar 2025 / S Z

QS kërkon zgjidhje nga Komuna e Prishtinës: Situata me qentë endacakë shumë e rrezikshme

Qendra e Studentëve në Prishtinë përmes një reagimi drejtuar Komunës së Prishtinës janë shprehur të shqetësuar nga situata me qentë endacakë dhe e rrezikshme për studentët banues në konvikte, punëtorë e kalimtar rasti.

Qendra e Studentëve potencon se i janë drejtuar komunës për zgjidhje të këtij problemi, por nuk kanë marrë përgjigje.

“Problemi me qentë endacakë është bërë shqetësuese dhe shumë e rrezikshme për studentët banues në konvikte, punëtorët dhe qytetarët kalimtar të rastit, të cilët shfrytëzojnë për lëvizje, hapësirat e Qendrës së Studentëve”, thuhet në reagim.

Qendra thekson se “Sulmet nga qentë endacakë për studentët, çdo ditë e më shumë po kthehen në çështje serioze dhe shqetësuese”.

Tutje, në reagim është kërkuar po ashtu nga zyrtarët e Komunës së Prishtinës, që “sa më shpejtë të ndërmarrë masa të menjëhershme për t’i mbrojtur studentët dhe qytetarët nga ky rrezik”, thuhet në këtë reagim.