75 Mall Live Search
12:50 / E Enjte, 14 Maj 2026 / F.R

QSU e FSK-së pjesë e forumit ndërkombëtar për drejtësi, në Itali

Qendra për Studime Universitare e Forcave të Sigurisë së Kosovës mori pjesë në forumin “International Humanitarian Law ” në Itali për herën e dytë me radhë.

“Ky aktivitet ndërkombëtar mbledh kadetë nga akademi ushtarake të ndryshme të botës për të shkëmbyer njohuritë dhe aftësitë e tyre në të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare”, njofton FSK-ja.

QSU-ja premton se do të vazhdojë përkushtimin në mbështetjen e kadetëve për të qenë pjesë e iniciativave që avancojnë njohuritë, përvojën dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të FSK-së në arenën ndërkombëtare.