75 Mall Live Search
17:18 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

QSUT rekord ndërhyrjesh kardiokirurgjike gjatë vitit 2017

Shërbimi i Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza për herë të parë ka realizuar në harkun kohor të një viti numrin rekord të 804 ndërhyrjeve kardiokirurgjike, duke e vendosur këtë klinikë në nivelin e dytë në vendet e Ballkanit Perëndimor për nga numri i rasteve të operuara, volumi i punës dhe tipologjia e intervenimeve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video në Facebook ku tregohen arritjet e shërbimit të Kardiokirurgjisë gjatë vitit të shkuar.

“Instrumentet e rinj kirurgjikalë kanë ulur ndjeshëm infeksionet spitalore, dhe Shërbimi Kardiokirurgjisë në QSUT shënon një rekord të rëndësishëm në rajon. Një duartrokitje ekipit të mjekëve tanë”, shkruan ministrja Manastirliu.

Rezultatet jashtëzakonisht pozitive të arritura me një vdekshmëri 0.6 për qind e vendosin këtë klinikë në nivelin e parë në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Vlen për t’u përmendur një ulje e konsiderueshme e incidencës së infeksioneve spitalore gjë që është në funksion të sterilizimit të instrumenteve të reja kirurgjikale të materialeve të konsumit mono-uzo, të cilat përdoren në sallën e operacionit si dhe të sterilizimit të sallave të operacionit në tërësi.

Temat: