08:45 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Quaden, fëmija më i klikuar në Google për këtë vit

Quaden Bayles është zyrtarisht ‘fëmija më në trend” i Google në Australi për vitin 2020.

Nëntë vjeçari mësoi të mërkurën se australianët kishin kërkuar emrin e tij në Google këtë vit, më shumë sesa këdo tjetër nën moshën 18 vjeç, shkruan DailyMail, transmeton IndeksOnline.

Quaden, i cili lindi me probleme në të rritur, e njohur si akondroplazia, u bë kryetitull në shkurt të këtij viti kur nëna e tij, Yarraka Bayles, postoi një video shqetësuese në mediat sociale ku ai qante dhe kërkonte ‘litar’ për të vrarë veten pasi u ngacmua në shkollë./Indeksonline