75 Mall Live Search
20:43 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Quagliarella hyn në histori, barazon rekordin e Batistutas

Fabio Quagliarella si legjenda Gabriel Batistuta.

Me golat realizuar ndaj Udineses me 11-metërsh sulmuesi i Sampdorias ka barazuar rekordin e jashtëzakonshëm të ish-“bomberit” argjentinas, që në sezonin 1994-1995 arriti të shënonte në 11 ndeshje radhazi me fanellën e Fiorentinës.

Ky rekord kishte mbetur i pathyeshëm prej 24 vitesh. Quagliarella, që më 31 maj do të mbushë 36 vjeç, ka hyrë tashmë në histori.

Quagliarella është golashënuesi më i mirë momentalisht në këtë sezon, duke shënuar plot 16 gola.