14:39 / E Hënë, 15 Prill 2024 / AR

“Queen of Hearts”: Rita Ora do të luajë një rol të rëndësishëm në filmin ikonik

Rita Ora ka publikuar fotot e saj zyrtare për filmin “Queen of Hearts”, një projekt i ri që mezi po pritet nga publiku. Këngëtarja do të jetë protagonistja që do luajë karakterin e filmave vizatimorë të njohur më së shumti prej “Liza në botën e çudirave”.

Prodhimi i ri i Disney mban emrin “Descendants: The Rise of Red”. Fotot që u bënë menjëherë virale u publikuan nga vetë Rita Ora bashkë me përshkrimin: “Përuluni para “Queen of Hearts”. Nga 12 korriku në Disney Plus”.

Historia e filmit sillet rreth Rita Orës, e cila është mbretëresha e “Botës së Çudirave” dhe e drejton vendin me dorë të hekurt.

Ajo është po ashtu nëna e karakterit Red, e cila luhet nga Kylie Cantrall dhe e vajzës tjetër Chloe. Red është vajza rebele, e cila bashkë me motrën do udhëtojnë në kohë për të zhbërë eventin traumatik që e ka kthyer nënën e tyre në një njeri të pashpirt.