15:59 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Quhet McDonald, bëhet Burger King në fushë!

Një ngjarje qesharake është parë në futbollin Kosta Rikas.

Futbollisti i Alajaunses, Jonathan McDonald ka bërë një veprim të çuditshëm.

Ai ka vendosur ta ndërrojë emrin në fanelë duke e vendosur emrin e një marke tjetër të ushqimeve.

Nga McDonald, futbollisti është shëndrruar në Burger King.

Futja e tij në fushë ka sjellur fat ngase nga 2-0 që ishte duke humbur, skuadra e tij ka arritur barazim në 2-2 ndaj Saprissas./Indeksonline/