13:21 / E Martë, 28 Janar 2020

QUINT-i i përgjigjet VV-së: Nuk do të ndërmjetësojmë në takimet VV-LDK

Ambasadat e Quintit janë deklaruar lidhur me raportimet e fundit se ato do të takohen me dy partitë e para të dala nga zgjedhjet për t’u dakorduar lidhur me marrëveshjen e koalicionit bashkëqeverisës VV-LDK.

Në një njoftim shtypi thuhet se ata përfaqësojnë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur, transmeton Indeksonline.

Vendet e QUINT-it kanë deklaruar se sugjerimi që qeveritë e tyre përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë.

Gjithashtu u tha se vendet e QUIN-it nuk ndërmjetësojnë dhe i inkurajojnë të gjithë akterët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, “Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës.