Quique Setién: 4 ditë para se të nënshkruaja me Barçën, kisha biletën për të shkuar diku tjetër!

Quique Setién ka deklaruar se nënshkrimi me Barcelonën për të ka qenë një rastësi e madhe.
Trajneri spanjoll ka zbuluar se ai kishte një destinacion tjetër, por të cilin e ka ndryshuar pasi ka pranuar ofertën nga skuadra katalonase.
“Katër ditë para nënshkrimit për Barçën isha me një biletë avioni në dorë për të shkuar diku tjetër. Nuk do ta zbuloj tani, një ditë tjetër ndoshta po. Isha i bindur që mund të ndryshoja gjërat për të mirë te Barcelona. Nuk mund t’i thuash jo, mundësisë të trajnosh një Lionel Messi”, ka thënë Setien./Indeksonline/