75 Mall Live Search
11:25 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Quique Setien mbetet në krye të Barçës

Quique Setien mbetet trajner i Barcelonës, të paktën për momentin. Sipas “El Mundo Deportivos”, tekniku ka marrë besimin e presidentit Josep Maria Bartomeu pas një takimi të gjatë kokë më kokë mes tyre.

Setien ka dhënë shpjegimet e tij për disfatën e papritur kundër Osasunas, që solli edhe reagimin e ashpër të Lionel Messit, i cili tundi nga themelet ambientin “blaugrana”: “Ose ndryshojmë diçka, ose do të humbasim edhe ndeshjen kundër Napolit.”.

Pasi qarkulluan thashethemet për emërimin e mundshëm të Laurent Blanc apo promovimin e trajnerit të Barçës B, García Pimineta, në fund nuk pati revolucion dhe Setien do të jetë në vendin e tij, në stol, më 8 gusht, pikërisht për ndeshjen kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.

Në ndërkohë, skuadra do të ketë pesë ditë pushim pas ndeshjes së të dielës në fushën e Alaves dhe stërvitjes të hënën dhe të martën, për t’u rikthyer më pas në stërvitje më 27 korrik, për përgatitjes në kuadër të sfidës me të kaltrit e Rino Gattusos.