18:37 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Qumështi i gjirit i jashtëzakonshëm për foshnjat

Nxitja e mjekeve për nënat e reja që të heqin dorë nga përdorimi i qumështit pluhur për të vegjlit e tyre ka dhënë efektin e duhur. Mjekja Vjollca Pallaveshi thotë se është rritur ndjeshëm numri i nënave që i ushqejnë foshnjat me gji.

Ky proces përveçse lidh më shumë emocionalisht nënën me fëmijën rrit dhe imunitetin e foshnjave dhe i mbron nga një numër i lartë patologjish.

Mjekët anglez thonë se qumështi i gjirit është  i sigurt, më i miri dhe i pazëvendësueshëm. Fëmija mbrohet nga sëmundjet kronike dhe akute.

Mjekët pediatër thonë se përfitime po ashtu kanë edhe nënat.

Sipas tyre, një nënë që ushqen fëmijën e saj me gji, gjakrrjedhja pas lindjes është më e ulët. Përveç kësaj, kemi kontraktik dhe kurim të mitrës më shpejt. Qumështi formulë ka kosto, qumështi me gji është falas.

Ushqyerja me gji duhet të nis 30 minuta pasi foshnja vjen në jetë dhe zgjat deri në vitin e dytë të jetës së fëmijës.

Përfitimet prej ushqyerjes me gji

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit dhe për foshnjat. Ai iu jep foshnjave të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për të cilat ata kanë nevojë për një zhvillim të shëndetshëm. Qumështi i gjirit është i sigurt, përmban antitrupa dhe mbron foshnjat nga sëmundjet e zakonshme të fëmijërisë siç janë diarreja dhe pneumonia, të cilat janë dy shkaktarët kryesore të vdekshmërisë foshnjore në mbarë botën. Qumështi i gjirit është i arritshëm dhe i përballueshëm, çka ndihmon për të siguruar që foshnja të marrë ushqim të mjaftueshëm.

Përfitimet shëndetësore për nënat

Nga ushqyerja me gji e fëmijës përfitime shëndetësore kanë edhe nënat. Ushqyerja ekskluzivisht me gji e fëmijës shkakton te nëna mungesë të ciklit menstrual, duke e bërë atë një metodë natyrore të kontrollit të shtatzënive (lindjeve). Ajo redukton gjithashtu rrezikun e kancerit të gjirit dhe të vezoreve më vonë në jetë, ndihmon femrat të kthehen në peshën e tyre të para shtatzënisë më shpejt, dhe ul obezitetin. /Indeksonline/.