14:31 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Qumështorja Vita – E përkushtuar të dhuroj buzëqeshje për 8 Mars

8 marsi na fton të reflektojmë për rolin e gruas në shoqëri dhe kështu t’i çmojmë për forcën dhe kurajon që gratë kanë treguar përgjatë historisë.

Duke pasur në mendje këtë, qumështorja “Vita” me rastin 8 marsit ka zgjedhur që t’u ofrojë buzëqeshje grave, duke u dhuruar një tufë me lule të përzgjedhura me kujdes të veçantë…kështu duke ua rikujtuar grave që ne ju vlerësojmë jo vetëm sot por çdo ditë të vitit.

Kështu pra, çdo grua që po blente produktet e qumështores “Vita”, mori një tufë lulesh dhe në shkëmbim u ndeshën me një mori falënderimesh që e bëri akoma më të bukur ditën.

Qumështorja “Vita” përveç grave, falënderon të gjithë konsumatorët që i qëndrojnë besnikë si dhe do të vazhdojë të zhvillojë aktivitete në kuadër të përgjegjësisë shoqërore të kompanisë, në të cilën fushë kjo kompani ka treguar përkushtim të vazhdueshëm.