16:29 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Qumështorja Vita ndihmon Klinikën e Infektivës

Në këtë periudhë të pandemisë Covid-19 ndër shumë shërbyes civil, janë stafi mjeksor ata të cilët po punojnë pa pushim për të trajtuar dhe ndihmuar të gjithë ata pacientë të cilët kërkojnë shërim në reparte të ndryshme. Klinika e infektivës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është ajo e cila po punon pa ndërprerë për ti ndihmuar pacientët e prekur nga Covid-19, ndërsa qumështorja Vita po ndihmon këtë klinikë me produktet e saj që sado pak të ju lehtësojnë ditët. Për pacientët e shtrirë aty Qumështorja Vita po dërgon produktet  e saj si lëngje tango plus, jogurt Vita dhe qumësht Vita si dhe uje Akull.

Përveç klinikës infektive, qumështorja Vita produktet e saj po idhuron edhe per familjet ne nevoje kjo në bashkëpunim me Odën Ekonomike dhe me Klubin e prodhuesve vendorë

Ndihma për Klinikën e Infektivës si dhe shumë familjeve në nevojë nga Qumështorja Vita vjen pas situatës së krijuar për shkak të Covid-19. Qumështorja Vita edhe herave të tjera ka ndihmuar insitucione dhe familje në nevojë përmes projekteve të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative.