09:50 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Qumili del në mbështetje të Labinot Tahirit për mos anulimin e dasmave këtë vit

Pas deklaratave të Labinot Tahirit rreth anulimit të dasmave këtë vit, pati reagime të shumta.

Disa nga ta që e përkrahnin e disa të tillë kundër tij, në mesin e atyre që dolën në anën e Labit ishte edhe humoristi i mirënjohur gjakovar, Sevdai Radogoshi .

Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në Instagram ku tregoi mbështetjen e plotë për këngëtarin.

‘Në mbështetje të Labit 100% shokë, koleg në mbështetje të këngëtarit Labinot Tahiri i cili informoi për mos anulimin zyrtar të ahengjeve gjatë sezonës 2020 deri në një vendim zyrtar nga shteti! Me respekt.’, ka shkruar humoristi./Indeksonline/