75 Mall Live Search
23:22 / E Enjte, 17 Prill 2025 / H F

Qumili merr mirënjohje në Shkup, Komuna e Çairit vlerëson figurën e humorit shqiptar

Në ambientet e Teatrit Popullor të Maqedonisë së Veriut, u mbajt një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të këtij sezoni “Shkupi Up Fest”, një festival i dedikuar artit të stand-up komedisë dhe performancave humoristike.

Skena u pushtua nga një mori artistësh shqiptarë të talentuar, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e artistëve që dhanë shkëlqim të veçantë këtij eventi, ishte pa dyshim edhe legjenda e humorit shqiptar, Sevdai Radogoshi – Qumili.

I njohur për dekada me radhë për rolet e tij të paharrueshme dhe stilin unik, Qumili elektrizoi sallën me karizmën, shakatë autentike, dhe mjeshtërinë artistike që e karakterizon.

Publiku e priti me duartrokitje të vazhdueshme, ndërsa vetë atmosfera në sallë dëshmoi se arti i mirë dhe figura si Radogoshi vazhdojnë të jenë një urë lidhëse mes brezave dhe një frymëzim i pashtershëm për artistët e rinj.