15:46 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

Qumili për Cimën: Ma këpute zemrën, kujtimet tona s’bashku nuk kanë fund

Sevdai Radogoshi ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së Rasim Thaçit- Cimës.

“Ma këpute zemrën miku im… fjalët nuk po i gjej ta shpreh dhimbjen për ty!

Jeta jote ishte e mbushur vetëm me dashni dhe vepra të mira… “, ka shkruar midis tjerash ai, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i tij i plotë:

E pabesueshme!

Ma këpute zemrën miku im… fjalët nuk po i gjej ta shpreh dhimbjen për ty!

Jeta jote ishte e mbushur vetëm me dashni dhe vepra të mira..

Ishe babai më i përkushtuar e shembullor që kam njohur, i deshe shumë fëmijët Adelinën Burimin, Artanin dhe shoqen Shukrien!

Kujtimet tona s’bashku nuk kanë fund, shoqëria jote dhe humori yt do të më mungoj gjithë jetën, ishe njeriu më i dashtun për mu!

Lamtumirë mbreti i humorit, Rasim Thaçi – Cima!