17:59 / E Hënë, 02 Maj 2022 / AR

‘Qumili” viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” për Fitër Bajram

Aktori i njohur kosovar, Sevdai Radogoshi, i njohur si “Qumili”, për festën e Fitër Bajramit ka vizituar shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë.

Këtë e bëri të ditur Halil Kastrati përmes një imazhi në Instagram, shkruan Indeksonline.

“Një urim për të gjithë nga unë dhe Sevdai Radogoshi”, shkroi në mbishkrimin e imazhit.

Gjithashtu edhe aktori publikoi një foto nga ambient ku gjendet shtëpia e të moshuarve./Indeksonline/