75 Mall Live Search
19:52 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Qumili” vjen me projekt të ri humoristik “Pastrimi i Mbeturinave”

Prej vitesh argëton publikun me humorin e tij dhe padyshim është një artist i kompletuar.

Bëhet fjalë për Sevdai Radogoshin i cili po vazhdon të jetë aktiv me projekte të ndryshme humoristike.

Së fundi aktori ka njoftuar se një skeqi më i ri humoristik nga ai dhe ekipi i tij do të lansohet nesër në kanalin Youtube.

Projekti i ri mban titullin “Pastrimi i Mbeturinave” në ora 20:00 në kanalin zyrtar në Youtube.

“Nesër në ora 20:00 në YouTube humori më i ri 2020 Azeminja “PASTRIMI I MBETURINAVE””, ka shkruar Sevdaia në postimin e tij në Facebook./Indeksonline/