75 Mall Live Search
17:43 / E Enjte, 31 Maj 2018 / k.v

Qumshtarët protestojnë në Prishtinë në ditën e fëmijëve!

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit më 1 qershor do të mbajë aktivitet protestues në Prishtinë, me qëllim sensibilizimin e opinionit dhe të institucioneve përgjegjëse për problemet kryesore të industrisë sonë.

Aktiviteti do të fillojë në ora 11:00 para AUV-së, për të vazhduar pastaj para MTI-së, MBPZHR-së, Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe me përfudnim në në Sheshin Zahir Pajaziti, ku do të shpërndahen edhe pamflete.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit bashkë me qumështarët do të mbajë aktivitete të ndryshme gjatë muajit qershor që njihet si muaji i prodhimeve të qumështit.

Shoqata mbledh rreth vetes rreth 2000 fermerë dhe jemi organizmi më i madh në industrinë tonë. Ne bashkë me Shoqatën e Qumështarëve vazhdimisht e kemi tërhequr vëmendjen për problemet dhe padrejtësitë që po i bëhën sektorit të qumështit nga njerëz të papërgjëgjshëm në institucione dhe në sektorin privat.

Temat: